Simon Cullen, 13 vjeç, dhe vëllai i tij George, kanë vënë emrat e protagonistëve të filmit të famshëm me vampirë “Twilight”.

Kjo sepse kanë dhëmbë të mprehtë dhe shmangin rrezet e diellit, dy nga karakteristikat kryesore të vampirëve.

Të dy fëmijët anglezë kanë një çrregullim të rrallë gjenetik, i cili i bën që të kenë gjithmonë një çehre të zbehtë.

Gjithashtu, djemtë nga Sudbury nuk mund të marrin pjesë në asnjë sport dhe nuk do të kenë një zhvillim të rregullt të dhëmbëve.

Simon shprehet: “Shumë fëmijë tallen me paraqitjen tonë, por shokët tanë mendojnë se ne dukemi shumë mirë.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel