Në 10 vite 1 mijë tigra të vrarë

09/11/2010 17:25

Më shumë se 1 mijë tigra janë vrarë nga gjahtarët në 10 vitet e fundit për të shtuar trafikun e paligjshëm.

Sipas një studimi të “Traffic International” bazuar në të dhëna që vijnë nga 11 prej 13 vendeve ku jeton Panthera Tigris, në dhjetëvjeçarin e fundit janë vrarë nga 1069 në 1220 tigra.

Raporti, të cilin e ka publikuar BBC, bazohet në të dhënat e policive të vendeve të ndryshme.

Gjysma e vrasjeve kanë ndodhur në Indi, ku vlerësohet se janë ekzekutuar nga 469 dhe 533 tigra.

Top Channel