Fiton 128 milionë dollarë në llotari

09/11/2010 13:00

Nuk shkon të marrë llotarinë e fituar, për të mos bërë publik faktin se biletën e bleu në një sex shop.

Edhe në vende të zhvilluara si Amerika, njerëzit vetëcensurohen dhe nuk duan që të tjerët të marrin vesh cfarë ndodh në jetën e tyre private.

Fituesi i llotarise prej 128 milionë dollarësh nuk ka shkuar të marrë cmimin pasi është i/e sigurt që nëse do ta bëjë këtë gjë, do t’i duhet të thotë detaje të tjera. Në llotarinë e Michigan-it nuk mund të marrësh cmimin në mënyrë anonime. Ndoshta fituesi po pret të kalojë pak kohë derisa interesi mediatik të bjerë për të shijuar paratë në paqe…me më shumë lojëra seksi!

Top Channel