100 maratona për vajzën skizofrene

09/11/2010 14:45

Forrest Gump i ri quhet Guy Fessenden. Eshtë një baba amerikan 54 vjec i cili sapo ka nisur një aventurë të madhe: të vrapojë në 100 maratona për 140 ditë!

Ai kërkon të bëjë publik një rast të vecantë. Vajza e tij, sot 20-vjecare, që në moshën 12-vjecare është prekur nga skizofrenia, sëmundje mendore. I ati i saj me këtë vendim kërkon që të sensibilizojë opinionin dhe të mbledhë fonde për të prekurit e kësaj sëmundje.

Cdo ditë, Guy vrapon 42 kilometra. Rruga e tij nisi nga Xhorxhia dhe shkon drejt Los Anxheles, Kalifornise, Alabamas, Misisipit, Luizianes, Teksasit, Nju Meksikos e Arizonas.

Gjatë ditës Guy vrapon, ndërsa në darkë shkruan në blogun e tij mundimet që i ka sjellë jeta, trishtimin, inatin e ironinë. Ai tregon edhe për atë se cfarë sheh në rrugë kur vrapon, por qëllimi kryesor është të shkruajë për vajzën e tij të sëmurë nga skizofrenia.

“Kur vjen mëngjesi nis të qaj dhe pyes Zotin: përse?”, shkruan Guy në blog.

Top Channel