Truri, fotografohen zonat e orgazmës

08/11/2010 16:05

Një shkëncëtar amerikan ka fotografuar trurin femëror gjatë orgazmës duke zbuluar se momenti i maksimumit të kënaqësisë seksuale aktivizon deri në 30 zona të trurit të gruas, përfshirë edhe ato përgjegjëse për emocionet, taktin, gëzimin, kënaqësinë dhe kujtesën.

Eksperimenti, i bërë publik nga “Daily Mail”, është kryer në Rutgers University nga psikologu Barry Komisaruk që do e paraqesë ditët e ardhshme në konferencën Neuroscience 2010.

Komisaruk ka studiuar me anë të rezonancës magnetike 16 gra.

Top Channel