Jeni impenjuar maksimalisht për të shkruar një jetëshkrim pa gabime, keni marrë telefonafën për takimin me eprorët dhe jeni shumë nervozë për të bisedën që ju pret?

E gjithë kjo situatë është e vështirë dhe ju bën që të keni sjellje të cuditshme dhe jo të përshtatshme.

Site për njoftimin e vendeve të lira të punës CareerBuilder.com i ka kërkuar rreth 2500 punëdhënësve të thonë se cilat janë gjestikulacionet fatale për kandidatët e mundshëm.

Sjelljet kryesore më të këqija janë: Loja me flokët dhe serioziteti i tepërt.

“Këto lloj sjelljesh tregojnë se ka shpërqendrim”, shpjegon Rosemary Haefner, zëvendëspresidente e Burimeve Njerëzore në CareerBauilder. Sipas saj kryesore është që kandidati të përcjellë siguri, të shpjegojë mesazhin e vet dhe të shmangë sjelljet që tregojnë nervozitet.

Problem është kur kandidati nuk e sheh në sy punëdhënësin. Për 67 përqind të menaxherëve që kanë intervistuar kandidatë, mungesa e qeshjes, prekja e shpeshtë e fytyrës, e një filxhani kafeje apo i rregullimit të shpeshtë të dokumentave tregojnë problemet dhe ankthin.

Top Channel