Putin piloton një makinë Formula 1

08/11/2010 09:35

Putin i provon të gjitha. Më parë ka qenë në bordin e një nëndetëseje, ka provuar gjuetinë e tigrave dhe tani radhën e kishte një makinë e Formula 1.

Të dielën, kryeministri rus ka veshur tutat dhe kaskën e pilotit dhe ka arritur shpejtësinë 240 km/h me një makinë Renault të Formula 1.

Sipas zyrës së tij të shtypit, Putin ka ngarë “për disa orë” një makinë Renault në një pistë të ndërtuar në periferi të Shën Pjetërburgut.

Grupi Renault-Nissan, i cili ka dhe rusin Vitaly Petrov pjesëmarrës në kampionatin botëror të Formula 1, ka ekspozuar këtë javë makinat e garave në Shën Pjetërburg.

Top Channel