Trupi ynë flet shumë; mjafton që të interpretohen gjestet dhe mund të kuptojmë mirë atë cfarë kërkon të thotë bashkëbiseduesi ynë.

Me anë të gjuhës së trupit mund të merren mesazhet e duhura.

Fytyra është e para që mund të na përcjellë mesazhet: nëse buzëqeshja është e tepruar, atëherë do të thotë se personi para nesh po sforcohet për ta bërë këtë gjë, nëse jeni duke thënë dicka e bashkëbiseduesi juaj nuk ju sheh në sy, po sheh rreth e rrotull, atëherë kjo do të thotë se nuk i intereson ajo cfarë po flisni.

Kur shtrëngimi i duarve është i dobët ka mungesë karakteri; kur dora është e djersitur, atëherë ka shenjë nervozizmi. Një shtrëngim i fortë dhe i shkurtër duarsh tregon karakter dhe vendosmëri.

Mbledhja e grushtave tregon agrestivitet, ndërsa duart e kryqëzuara tregojnë shenjë mbylljeje dhe refuzim ndaj bashkëbiseduesit; e njëjta gjë është edhe për këmbët e kryqezuara.

Edhe mënyra e të ecurit tregon dicka për ne. Kush bën hapa të mëdhenj është një person që ka mendje të hapur dhe është gati për gjithcka mjafton të realizojë qëllimin dhe objektivin e tij; kush bën hapa të vegjël është shumë i kujdesshëm dhe përpara se të bëjë dicka kërkon të jetë i sigurt 100 përqind.

Kush flet duke lëvizur pa pushim, ka nxitim për të ikur, ose nuk do të humbë kohën në biseda që nuk i interesojnë.

Top Channel