Anton McManus, një djalë i vogël i cili vuan nga kanceri dhe që ka pasur fatin të takojë Papën, ka treguar se takimi me yllin e futbollit, Fernando Torres, ka qenë më emocionues për të.

9-vjeçari nga Skocia ka qenë tepër i lumtur kur në shtator ka pasur mundësinë të takojë personalisht Papa Benediktin e XVI në “Bellahouston Park” (Gllasgou), por mendon se takimi me futbollistin spanjoll të Liverpool-it, fundjavën  e kaluar, ishte edhe më shumë emocionues.

Babai i djaloshit, Kevin, tregon se Anton i pati shkruar Papës një letër ku i kërkonte ndihmë për të mposhtur sëmundjen dhe ishte shumë i lumtur që pati shansin ta takonte liderin e Kishës.

Por, sipas babait të tij, ky moment u eklipsua nga takimi me Fernando Torres: “Kur e pyeta se kush nga takimet e emocionoi më shumë, ai mu përgjigj ‘Takimi me Torres’”.

“Ishte shumë i lumtur kur Torres iu afrua. Më pas takoi edhe futbollistë të tjerë të Liverpool, si Gerrard dhe Carragher. Kishte një buzëqeshje të stampuar në fytyrë, ishte shumë i gëzuar”, shprehet Kevin, babai i djalit.

Top Channel