“Ha” gërshërët, shpëton për mrekulli

06/11/2010 09:50

Në listën e gjatë të gjërave të cuditshme që fusin në gojë fëmijët mund të hyjnë edhe gërshërët.

Një djalë 12-vjecar në Bristol në Angli, kapërceu një palë gërshërë thonjsh por fatmirësisht shpëtoi vetëm me disa prerje të holla në fyt.

Karon Edwards tha për “The Daily Mail” se ndërsa shkoi për të përgatitur një filxhan caj, djali i saj kishte futur gërshërët në gojë dhe ishte mbushur me gjak. Për fat doktorët arritën që t’ia hiqnin gërshërët me anë të një ndërhyrjeje të shpejtë.

“Ishte makth i vërtetë. Tani jam edhe më e kujdesshme me tim bir, por është shumë e vështirë”, thotë Edwarts.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel