Spanjë, provinca del në shitje

05/11/2010 09:45

A e dini që në Spanjë një provincë ka dalë në shitje? Ndoshta ndonjë shqiptar super i pasur mund të bëhet pronar i zonës  me emrin Riotuerto.

Eshtë një qendër e vogël spanjolle e përbërë nga pesë lagje Angustina, Barrio de Arriba, La Cavada, Monte dhe Rucandio. Në këtë provincë gjendet një shtëpi e vecantë e ndërtuar në kohën e kolonëve me 18 dhoma dhe me një stil shumë interesant.

Ambienti është ideal për të zhvilluar agriturizmin dhe një restorant të hapur me të paktën 300 vende. Tjetër pasuri e zonës është një kishë e shekullit XII. Në Riotuerto ka një panoramë fantastike dhe shumë shpella për t’u vizituar.

Cili do të jetë pronari i saj? Do ta mësojmë në të ardhmen…

Top Channel