Koloni astronautësh për hapësirën

05/11/2010 17:10

Do të realizohet anija kozmike e parë e destinuar për t’u ulur në një planet të hapësirës së pafundme.

Edhe pse rreziku që pas një distance të largët nga Toka do të humben gjurmët është shumë i mundshëm, pikërisht për këtë, mjeti do të projektohet për të mos u kthyer më pas.

Astronautët në fakt janë të destinuar për t’u bërë koloni e hapësirës.

Simon Worden, drejtuesi i qendrës së kërkimit të NASA-s në SHBA, ka bërë të ditur se ekzistenca e një projekti të tillë, deri tani sekret, është bërë pas një bashkëpunimi mes agjencisë amerikane të hapësirës dhe DARPA-s (Defense Advanced Research Projects Agency), agjencia shkencore e Pentagonit.

Projekti quhet “100-year Starship”, ose thënë ndryshe anija e 100 viteve të ardhshme, periudha kohore e nevojshme që projekti të bëhet realitet.

Aktualisht janë vënë në dispozicion edhe shuma parash për të financuar projektin që parashikon krijimin e një lloji tjetër motori për të bërë të mundur udhëtimin ndëryjor.

Top Channel