Kinë, prodhohet sex-doll Obama

05/11/2010 10:15

Nëse në Shtetet e Bashkuara popullaritet i Barack Obama-s ka rënë, presidenti i Shteteve të Bashkuara vazhdon të jetë shumë i dashur në Kinë.

Pas suksesit me t-shirt Maobama, prodhohet kukulla seksuale me fytyrën e Obama-s.

Sipas “Daily Telegraph” në Londër, sex-doll Obama, mban të veshur një xhaketë blu, një kravatë të kuqe. Lodra seksuale është prezantuar në edicionin e tetë të festivalit të Kulturës Seksuale që mbahet në Canton, në Kinën jugore.

Sipas organizatorëve të “Guangdong Gongchuang Economic Development”, festivali është vizituar nga dhjetëra mijëra qytetarë. Vec kukullës së Obama-s ata kanë mundur të shohin edhe lojëra të tjera seksuale dhe veshje provokuese. Sex-doll më e shtrenjtë është një kukull-grua që kushton 10.300 euro.

Top Channel