Zimbabve, luanët shqyejnë vizitorin

04/11/2010 16:30

Një burrë në Zimbabve ka humbur jetën pasi është shqyer nga një kope luanësh teksa bënte dush në një cadër, të ngritur në kuadër të një ekspedite pranë lumit Zambezi.

Ngjarja ka ndodhur më herët në parkun kombëtar Mana Pools, por ajo dhe detajet e saj janë bërë të ditura vetëm ditën e sotme.

Autoritetet lokale, të cilat kujdesen për botën e kafshëve, kanë fajësuar për këtë ngjarje përhapjen e fenomenit të gjuetisë ilegale.

“Ngjarje të tilla ndodhin rrallë, por këto kafshë po traumatizohen”, ka deklaruar për mediat eksperti Johnny Rodrigues.

Peter Evershed po kryente një ekspeditë në zonën e largët Mana Pools bashkë me tre persona të tjerë, kur u sulmua papritur nga luanët.

Top Channel