Vende të cuditshme për të bërë dashuri

04/11/2010 10:00

Sensual, i këndshëm dhe argëtues, Këto karakteristika duhet të ketë seksi në një cift. Por ndonjëherë rutina dhe koha e paktë në dispozicion detyrojnë libidonë të ‘shkojë shpejt në pension’.

Për këtë motiv, shumë vende të pazakonshme dhe të ‘ndaluara’ stimulojnë fantazinë e cifteve në kërkim të emocioneve të reja. Ja një klasifikim i 10 vendeve “të ndaluara” që mund t’ i përshtaten fantazisë së cifteve.

1. Në ambient të hapur
Në një park, në plazh, në arat e fshatit apo në mal. Marrëdhënia seksuale në ambient të hapur është një fantazi shumë e vlerësuar. Ajër i freskët dhe shumë hapësirë, larg syve të njerëzve.

2. Në ashensor
Ky vend që shpesh na merr frymën për shkak të hapësirës së vogël është shumë joshës. Ndodh që dritat  ikin, ashensori bllokohet dhe cifti mund të kalojë pak kohë aty…

3. Në lartësi

Në Amerikë e quajnë ‘Mile High Club’, klubin e personave që kanë kryer marrëdhënie gjatë udhëtimeve ajrore në kuotë të lartë.Nuk këshillohet për ata persona që janë me zemër të dobët dhe që fluturimet me avion i kanë fobi.Për më kurajozët, pasioni dhe dëshira ndizet në kuota të larta dhe për këtë motiv në Amerikë dhe Australi kanë lindur kompanitë e para ajrore që ofrojnë të gjithë komfortin për ciftet në kërkim të emocioneve.

4. Në banjon e restorantit
Mirë është të zgjidhet banjoja e ndonjë lokali apo restoranti që ka shumë hapësirë është e pastër dhe jo një banjo e thjeshtë publike. Zgjidhni një banjo antikamera që garanton privatësi. Kujdes me kohën…ajo fluturon.

5. Në zyrë
Nëse keni fatin të keni një zyrë tuajën, nuk do të jetë kaq e vështirë, sidomos nëse partneri juaj punon në të njëjtën kompani.Nëse nuk keni zyrën tuaj, atëherë kërkoni për vendin më të përshtatshëm për një marrëdhënie të shpejtë me partnerin/en tuaj.

6. Në kinema
Vend i përshtatshëm për takimet e para. Kinemaja mund të transformohet në një ambient të nxehtë për shkak të errësirës, sidomos në oraret më pak të frekuentuara.

7. Në qendër tregtare
Për ata që duan rrezikun, nuk ka më mirë se sa një marrëdhënie e shpejtë në një qendër tregtare. Ka vende të fshehta, gjithësesi të hapura, por niveli i adrenalinës në ato momente është shumë i lartë.

8.Në dhomën e një dyqani

Mjafton të zgjidhni një dyqan të madh ku ka shumë dhomëza të vogla, ndoshta edhe pak të fshehura. Me pak kujdes dhe duke zgjedhur orarin e duhur, dhoma e zhveshjes mund te jetë një surprizë e bukur. Kujdes se mos ju pikasin shitësit…

9. Në makinë
Zgjidhja me e mirë për të rinjtë, të cilët nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje. Kujdes me vendin që zgjidhni për të parkuar makinën.

10. Në sauna apo në pishinë
Ujë, parfum, avuj…këto elementë ndezin pasionin. Marrëdhënia në ujërat termalë është mënyra më ë mirë për të kënaqësi dhe është mjaft e shëndetshme.

Top Channel