Ushqime te shëndetshme dhe stresi largohet vetë…kujdesuni për cfarë hani dhe do ta shihni që do të keni një humordhe ekuilibër të brendshëm më të mirë.

Stresi është një armik i keq, ndaj të cilit duhet të mësoheni të mbroheni në mënyrën më të mirë të mundshme për të mos humbur kontrollin nga aktiviteti i përditshëm. Në disa momente, mund ta ndjeni veten të pafuqishëm për të luftuar stresin. Ja disa këshilla për ushqimet e antistres:

Lajthitë- Janë të pasura me magnezium. Sipas disa studimeve, ndihmojnë për të mbajtur nivele të ulëta të kortizolit (i njohur si hormoni i stresit). Kujdes, lajthitë janë të pasura me kalori, kështu që, kush është në dietë, nuk duhet ta teprojë me konsumimin e tyre.

Brokoli
– Ka pak kalori, shumë acid folik dhe favorizon reduktimin e stresit.

Sheqeri-
Embëlsira ul nivelin e stresit. Mjafton një majë luge sheqer në gojë për të patur një efekt të ndjesisë së mirë. Kush nuk është në dietë nuk bën gabim të hajë torta dhe ëmbëlsira.

Karbohidratet-
Ushqimet e pasura me karbohidrate rrisin nivelin e serotoninës, duke ndikuar te humori dhe duke sjellë clodhje.

Omega 3- Pjatat me salmon dhe ushqimet e tjera që përmbajne Omega 3, janë eliksirët e shkëlqyer për shëndetin e qelizave të trurit. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë yndyrna të shëndetshme ndihmon luftimin e stresit në mënyrën e duhur.

Cokollata e zezë- Me konsumimin e saj, rritet prodhimi i endorfinës. Cokollata përmban 300 përbërje të ndryshme, mes të cilëve edhe anandamidën, një substancë kimike që imiton në tru efektin e marihuanës dhe teobrominës, një stimulant mjaft delikat.

Një gotë qumësht në ditë– Qumështi përmban triptofan, i cili duke u metabolizuar, konvertohet në  serotoninë (agjent për humorin e mirë). Kalciumi, magneziumi dhe potasiumi mund të kontribuojnë për të mbajtur të qëndrueshëm presionin e arterieve.

Pini cokollatë të ngrohtë-
Pijet e ngrohjta rrisin temperaturën e trupit, një ndjesi që shkakton rehati të përgjithshme në organizëm.

Caj i zi
– Ky lloj caji rregullon humorin. Kështu thote një studim i Universitetit College të Londrës. Konsumimi i cajit të zi, katër herë në ditë për gjashtë javë ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, sidomos pas një situate kritike.

Caj jeshil– Ky lloj caji është i pasur me teaninë dhe ndihmon në clodhjen e trurit. Studimet laboratorike tregojnë se caji është i pasur me polifenolë, që veprojnë si clodhës natyrale dhe ushqyes për stomakun.

Pini ujë të ftohtë
– Konsumimi i ujit dhe më pas një ecje e gjatë në ajër të pastër do t’ju shërbejë për clodhjen e trupit dhe trurit. Uji është si benzinë për trupin dhe influencon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Top Channel