Turqi, Youtube çensurohet sërish

03/11/2010 17:30

Vetëm 48 orë pas heqjes së çensurës së vendosur prej më shumë se dy vjetësh në faqen e YouTube, përgjegjësit e autoritetit turk për telekomunikacionet kanë vendosur sërish bllokimin.

Sipas agjencisë Anadolu, vendimi për të çensuruar sërish YouTube, është marrë pas refuzimit të faqes për të hequr një video.

Në pamje duket Deniz Baykal, ish lideri i Partisë Republikane të Pupullit në intimitet me një grua.

Top Channel