NASA, në mars në 2030-2040

03/11/2010 21:45

Ekuipazhi i parë njerëzor mund të shkojë në Mars në periudhën 2030-2040 dhe do ta bëjë këtë me ndihmën e astronautëve robotë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeadministratori i NASA-s, Charles Bolden.

“Të arrish kufij të rinj të eksplorimit hapësinor do të jetë e mundur vetëm falë një bashkëpunimi të ngushtë mes njeriut dhe makinës”, tha Bolden.

“Vetë presidenti Obama më ka thënë se mbështet një mision njerëzor në Mars në gjysmën e dhjetëvjeçarit 2030-2040”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA