Google nën akuzë për Street View

03/11/2010 21:35

Google ka shkelur ligjet britanike mbi mbrojtjen e privatësisë me operacionet e veta të hedhjes në hartë të programit Street View që kanë marrë të dhëna nga rrjetet private wireless.

Lajmin e ka bërë të ditur garantuesi i privatësisë, Christopher Graham, duke lajmësuar një ekzaminim të praktikave të projektimit të të dhënave të kolosit Mountain View dhe duke i kërkuar Google të impenjohet të sigurojë që shkeljet të tilla të mos përsëriten.

Google është përgjegjës për një shkelje domethënëse të Data Protection Act.

Top Channel