Veshjet intime dhe ngjyrat joshëse

02/11/2010 09:55

Për një natë pikante apo thjesht për të ndezur dëshirat tuaja dhe të partnerit, ja disa këshilla për përdorimin e ngjyrave në veshjet intime.

E zeza- Eshtë ngjyra e joshjes, ajo me e evokuara në imazhin mashkullor, sidomos kur trupi ofron forma të bukura mesdhetare. Shitëset e dyqaneve me veshje intime këshillojnë që cdo femër duhet të ketë të paktën një komplet të tillë në sirtarët e saj.

E kuqja-
Zgjedhja përfekte për një natë pasioni, sepse është një thirrje e hapur për seks, sidomos kur mbahet e veshur nga femra me linja të mira. Kjo ngjyrë u shkon edhe bruneve edhe bjondeve, por asnjëherë nuk duhet ekzagjëruar.

Roza-
Nuk ka dyshim, që në të gjitha nuancat e saj, për vajzat e reja, me ngjyrë lëkure të celët dhe trup të tonifikuar, roza është zgjedhja e duhur. E bën trupin të duket më joshës e njëkohësisht edhe shumë të freskët dhe pranveror.

E bardhja- Nëse një grua është sensuale mjafton të zgjedhë formën e duhur të veshjes intime dhe do të jetë perfekte. Megjithatë këshillohet të mos ekzagjërohet në veshjet me shumë lule apo dantella, sepse do të ishte tepër e ngarkuar.

Blu, vjollcë, gri, kafe- Burrat nuk i pëlqejnë shumë këto ngjyra, megjithatë gradualisht këto ngjyra mbajtur në veshjet intime të partnereve të tyre po u duken më interesante. Gradualisht po rriten shitjet e veshjeve intimeve në këto lloj tonalitetesh.

Top Channel