Puna sigurohet edhe me një CV seksi

02/11/2010 08:15

Cila është mënyra më e mirë për të gjetur punë? Shumë vetë mund ta bëjnë këtë pyetje, duke ditur se gara për një vend pune, sa vjen edhe vështirësohet.

Eshtë krijuar ideja që në jetëshkrim duhet të futen sa më shumë informacione, por në fakt nuk është aspak kështu. Të cosh një jetëshkrim të zakontë nuk shërben për asgje, sepse kompanitë marrin me mijëra të tilla dhe përgjegjesit i dedikojnë leximit të tyre gjithnjë e më pak kohë.

Nga një kërkim i kryer nga mediat italiane vetëm 20 përqind e CV-ve lexohen realisht. Ndaj duhet të jeni jashtëzakonisht efikasë në ato që shkruani. Ja cfarë rekomandojnë menaxherët e personelit:

Kandidatura motivohet dhe mënyra më e mirë është që të shkruani bashkë me CV-në edhe një letër të shkurtër, të qartë dhe të këndshme shoqëruese. Aty duhet të shpjegoni mënyrën se përse kërkoni punësimin në ‘x’ kompani, duke ndërtuar kështu një rrugë më të sigurt për bashkëbisedim me njerëzit që lexojnë CV-të.

Ajo cka e bën më të vecantë një jetëshkrim është edhe origjinaliteti (por pa e ekzagjëruar); CV-ja duhet të ketë një joshje të vecantë, të jetë paksa “sexy”.

Top Channel