Një student 20-vjecar ka mbetur i vrarë në një incident absurd ndërsa po xhironte një ndeshje të futbollit amerikan të ekipit të universitetit ku mësonte.

Cështja e tij ka tronditur amerikanët, pasi vetëm pak minuta para vdekjes, i riu kishte “parashikuar” cdo gjë në një mesazh publikuar në Twitter.

Declan Sullivan ishte student i Notre Dame University, në Indiana. 20-vjecari vdiq kur kulla prej të cilës po filmonte ndeshjen, u godit nga një erë e fortë e papritur.

Pak minuta më parë ai kishte postuar një sërë mesazhesh në Twitter në të cilat, edhe pse kishte si qëllim të bënte shaka, kishte profetizuar vdekjen e tij.

“Erë e fortë 60 milje në orë. Sot do të jetë ditë për t’u argëtuar dhe për të punuar. Vë bast se kam jetuar mjaftueshëm”, shkruante në orën 15:22 në Twitter i riu, ndërsa në orën 16:06 shtoi: O Zot i madh, o Zot i madh, e gjitha kjo është e tmerrshme”.

Studenti, si pasojë e incidentit që ndodhi në orën 16:50 mori plagë të rënda në trup dhe mjekët e patën të pamundur ta shpëtonin.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel