Preferoni të dilni me Barack Obama-n apo me George Clooney-n në një takim të rëndësishëm?Jo të gjithë burrat më të pushtetshëm janë edhe më të dëshiruarit nga gjinia femërore.

Ne listen e 50 burrave më të influentë të 2010, bërë nga “AskMen”, njerëzit e famshëm janë gjykuar në bazë të rëndësisë, impaktit të ideve të tyre.

Por kjo liste i eshte vene per riklasifikim femrave, te cilat duhet te vleresonin te preferuarit e tyre bazuar ne joshjen, elegancen dhe suksesin. Lista ka ndryshuar rrenjesisht renditjen e meshkujve me te vleresuar te botes.

1. George Clooney (18# në klasifikimin e AskMen)
Aktori është më i dëshiruari dhe më i adhuruari se të gjithë te tjeret. Me nje partner te tille, cdo grua do ta ndjente veten krenare.
2. Hugh Jackman (36# në klasifikimin e AskMen)
Tërheqës, elegant, i talentuar, aktori australian është stereotipi i burrit ‘perfekt’

3. Rafael Nadal (15# në klasifikimin e AskMen)

Ky është viti i spanjollëve në sport, dhe numri një i Grandi Slam është edhe simbol i djalit perfekt për t’ia prezantuar prindërve në shtëpi.

4. Ben Affleck (25# në klasifikimin e AskMen)

Një tjetër aktor është në krye të klasifikimit. Në fillim të karrierës ishte vetëm një bukurosh, si shumë të tjerë, por tani është baba i dy vajzave të mrekullueshmedhe regjisor i dy filmave. Affleck është i bukur, tërheqës dhe  asnjëherë banal.

5. Barack Obama (21# në klasifikimin e AskMen)

Presidenti amerikan është disi në vështirësi në fushën politike, por shumë femra e zgjedhin në vend të pestë falë edhe gruas së tij të mrekullueshme Michelle.

6. Justin Timberlake (33# në klasifikimin e AskMen)
Aktor, këngëtar, designer…është i gjithanshëm dhe tepër simpatik. Përzgjidhet nga ato gra që pëlqejnë një burrë ambicioz, kërkues, por edhe tradhtar.

7. Jose Mourinho (9# në klasifikimin e AskMen)
”Special One”, vazhdon të fitojë me ekipet që drejton. Trajneri ka një joshje të vecantë dhe zonjat e pëlqejnë shumë natyrën e tij, energjike, pasionale dhe që duket se ofron siguri dhe mbrojtje.

8. Leonardo DiCaprio (43# në klasifikimin e AskMen)

Me fytyrë ëngjëlli kur ishte fëmijë, sot një yll hollivudian, Leo është burri ideal për gra tepër të ndjeshme.

9. Mark Zuckerberg (3# në klasifikimin e AskMen)

Nuk ka pamjen e një sex symbol, por krijuesi i FB është pa dyshim njeriu i momentit për nga biznesi…nuk mbetet pas edhe dëshira e vajzave për ta patur në krah, duke qenë se Mark shfaqet si një djalë përsëmbari.

10. Bill Gates vs Steve Jobs (Përkatësisht në vend të 2 dhe 4 në klasifikimin e AskMen)
Gratë duket se këta dy personazhe i pëlqejnë shumë për sigurinë që ata ofrojnë në aspektin financiar. Shumë prej tyre do të donin të dilnin me këto dy burra VIP, duke ditur që nuk janë të bukur, por ama xhepin e kanë plot.

Top Channel