Zbulohet proteina kundër tumoreve

01/11/2010 15:45

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar se si një proteinë e sistemit imunitar vret qelizat anormale që shkaktojnë kancerin.

Ata shpresojnë se bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm në rrugën e zbulimit të ilaçeve që luftojnë tumoret dhe sëmundjet e tjera.

Kërkuesit e universitetit Monash të Melbourne, në bashkëpunim me kolegët e Birkbeck College të Londrës, kanë vëzhguar se perforina futet në membranën e qelizës kanceroze, duke krijuar një vrimë dhe duke e asgjësuar atë.

Top Channel