" /> ">

Ja, burri më kurajoz në Britani

01/11/2010 08:00

“Daily Mail” e përcakton Craig Le Sauvage, 34 vjec, si burrin më kurajoz të Britanisë së Madhe. Pikërisht ky njeri ka zgjedhur që të lidhet me një grua të divorcuar, e cila ka 15 fëmijë.

Më i guximshmi apo më i dashuari? Për ta vërtetuar duhet të kalojnë disa vite.

34-vjecari, i cili është koordinator i një qendre për kohën e lirë, nuk duket se ka frikë. Partnerja e tij, Joanne Watson, 39 vjec, ndihet gruaja më e lumtur në botë…cifti pret një fëmijë, duke qenë kështu lindja e 16-të për zonjën në fjalë.

Cifti njihet prej 15 vjetësh, pasi janë fqinjë me njëri-tjetrin, por dashuria lindi disa muaj më parë.

Joanne, mund të jetë imazhi perfekt për grupimet pro-jetës, duke qenë se pjesën më të madhe të kohës ajo e kalon me shtatzanitë.

“Nuk ndihem e rënduar, madje shtatzania më jep shumë forcë dhe energji”, thotë Joanne, e cila pritet te sjelle ne jete femijen e 16-te pas disa javesh.

Top Channel