Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Ky ari polar gëzohet shumë kur njerëzit “i bëjnë vizitë” në shtëpinë e tij të ftohtë dhe gjithmonë ngrihet për t’i përshëndetur.
Hans Strand, një fotograf nga Suedia, arriti ta fotografonte kur po udhëtonte në Arktik dhe ariu doli për të përshëndetur ekuipazhin e anijes.
“Isha në anije kur befas pashë një kokë ariu 15 metra larg. Të gjithë sa ishin u afruan për ta parë më mirë ariun. Dukej sikur sa ishte zgjuar nga gjumi, por po i pëlqente vëmendja që po i ofrohej”, tregon Hansi.
“Na përshëndeti me dorë dy herë dhe të gjithë filluan të qeshnin. Mora aparatin fotografik duke shpresuar të na përshëndeste përsëri që ta fotografoja dhe fatmirësisht e bëri. Asnjëherë s’ kisha parë një gjë të tillë”, përfundon fotografi suedez.
Top Channel