Higjiena e tepërt u bën keq fëmijëve

19/10/2010 14:10

Skena është shumë familjare: fëmija kërkon të fusë cdo gjë në gojë dhe nëna e alarmuar vrapon që ta dizinfektojë dhe ta mbajë nën kontroll për të mos prekur objekte të tjera. Sipas studimeve të fundit shkencore shumë vëmendje për higjienën nuk është e mirë.

T’u evitosh fëmijëve që të jenë në kontakt me papastërtinë, me tokën, me mikrobet do të thotë që t’u ndalosh zhvillimin e sistemit imunitar.

Viruset e bakteret përshtaten fare mirë me organizimin duke evituar alergjitë dhe sëmundjet.

Fëmijët që jetojnë në ambiente tepër të higjienizuara, nuk arrijnë që të zhvillojnë sistemet mbrojtëse nga sulmet e baktereve. Për këtë shkak rritet gjithnjë e më tepër numri i njerëzve me probleme alergjike dhe astmatike, sidomos në qytetet e mëdha.

Top Channel