Të jetosh në një botë të ngjashme me atë të Lizës në Botën e Çudirave. Ky është realiteti i koleksionistit Xharo.

Ka njerëz që mbledhin pulla poste, armë, monedha ose objekte të tjera të rralla.

Por Xharo ka në koleksionin e tij mbi 300 orë të ndryshme, orë xhepi, orë dore dhe orë muri.

Orë të prodhuara që nga vitet 1700 e deri në ditët tona. Marka të njohura dhe marka të zhdukura përgjithmonë.

Dhe duket sikur mbajtja e koleksioneve që në një farë mënyre është një sfidë ndaj kohës, kur ka për objekt të vet pikërisht orët, arrin në një nga kulminacionet e veta.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel