Në oqean, peshq në 7 mijë metra thellësi

18/10/2010 17:25

Shkencëtarët kanë zbuluar peshq deri në 7 mijë metra, duke hedhur poshtë hamendësimet e mëparshme se në këtë thellësi nuk ekzistonin qenie ujore komplekse.

Zbulimi është bërë nga një ekspeditë e universitetit të Aberdeen, që ka arritur të fotografojë një numër të madh peshqish dhe krustacësh.

Kërkuesit kanë kryer një zhytje në brigjet e Perusë me anë të një roboti nënujorë të pajisur me kamera dhe makina fotografike.

Kërkimi është pjesë e programit Hadeep.

Top Channel