I vjedhin instrumentat, banda luan me iPhone

18/10/2010 09:30

Një bandë amerikane ka performuar në një metro të New York-ut duke përdorur iPhone për shkak se instrumentat u ishin vjedhur.

Në App Store, dyqani online i Apple, ka shumë aplikacione të cilat riprodhojnë tinguj të instrumentave muzikorë.

Katër anëtarët e “Atomic Tom” kanë përdorur këto aplikacione dhe kanë luajtur një nga këngët e tyre, “Take Me Out”.

Top Channel