Në këtë periudhë të vitit nuk është e lehtë që të arrish t’i mbash flokët e tu në formë perfekte.

Efektet e diellit kanë bërë të vetën duke dobësuar, thare dhe dehidratuar fijet e flokut. Por me anë të disa këshillave praktike ju mund t’i bëni flokët tuaj më të shkëlqyeshëm dhe më të bukur.

-Ushqeni flokët tuaj me produkte të pasura me vitaminë B, zink, hekur (që gjenden te drithërat dhe kajsitë) dhe vitaminë C (që gjenden të agrumet, por edhe të luleshtrydhet, kivit dhe specat e kuq).

-Mos pini duhan. Sipas një studimi të Harvard School of Public Health, nikotina jo vetëm rrit nivelet hormonalë duke sjellë humbjen e flokëve, por është edhe përgjegjëse për ngushtimin e kapilarëve të gjakut që ndodhen te rrënjet e flokut. Kjo  pengon ushqimin e tyre me substancat e duhura.

-Përdore krehërin me butësi dhe kujdes.

-Ruaj rrënjët duke evituar kontaktin me ujin tepër të nxehtë. Përdor produkte delikate.

-Thaji flokët në mënyrë të saktë; kur janë të lagur janë tre herë më të dobët.

-Nëse flokët tuaj janë të butë dhe delikatë, mos përdorni produkte stilues.

Top Channel