I lindin fëmijët në data të shënuara

16/10/2010 12:45

Dy prindër në Michigan janë të sigurt se nuk do t’i harrojnë kurrë ditëlindjen e fëmijëve të tyre, të cilët kanë lindur më 8/8/2008, 9/9/2009 dhe 10/10/2010.

Chad e Barbie Soper thonë se vajza e parë ka lindur në datën e parashikuar, por për shtatzaninë e dytë dhe të tretë të pritura gjithcka ka qenë rastësi, sepse fëmijët lindën para parashikimit.

Gruaja nuk ka asnjë qëllim që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë në datën 11 nëntor të vitit 2011.

Top Channel