Ylli i “dobët” rrezaton si një “magnetar”

15/10/2010 16:05

Sa më shumë e studiojmë universin, aq më shumë mrekullohemi dhe surprizohemi prej tij pasi cdo herë ai na dhuron fakte dhe gjera të reja, duke kërkuar të na mbajë të lidhur për shumë kohë.

Satelitët Swift dhe Chandra kanë hasuar në rrezatime të forta nga një yll pulsar që nuk njihet për magnetizmin të fortë. Zakonisht, këto rrezatime i lëshojnë yjet me një fushë vërtet të fuqishme magnetike. Yjet pulsar janë pjesa e mbetur pas një përplasjeje të fuqishme mes dy yjeve si dhe kanë një fushë magnetike miliarda herë më të fuqishme se Dielli jonë.

Trupat më ekstremë të quajtur “magnetar” kanë një fushë magnetike 50-1000 herë më të fuqishme se normalja dhe emetojnë në hapësirë rreze X. Studimet teorike kanë treguar se yjet “magnetar” kanë një fushë magnetike më të fuqishme në brendësi se sa në sipërfaqe. Kjo fushë magnetike sjell rrezatimin X.

Studimi më i fundit nxjerr në pah faktin se të njëjtin rrezatim ka edhe një pulsar me fushë shumë të dobët magnetike. Vëzhgimet e yllit SGR 0418 e vërtetojnë plotësisht këtë teori

Top Channel