Marrëdhëniet “intime”, fillimisht nga peshkaqenët

14/10/2010 10:35

Marrëdhëniet e para seksuale “intime” lidhen me 400 milionë vite më parë dhe protagonistët ishin paraardhësit e peshkaqenëve të sotëm.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim amerikan mbi fosilet e peshqëve të 380 milionë viteve më parë të gjetur në Australi.

Nga analizat e tyre kanë dalë provat se riprodhimi i tyre ndodhte me marrëdhënie seksuale intime.

Për shkencëtarët ky është shembulli më antik i riprodhimit të avancuar.

Top Channel