Galaktikat ushqehen me gaz të ftohtë

14/10/2010 10:00

Jo vetëm fenomene të dhunshme dhe spektakolare: galaktikat e reja mund të rriten edhe në mënyrë të “ëmbël” duke thithur gaz të ftohtë në hapësirën përreth, të cilin e përdorin si karburant për të ushqyer yjet e porsalindur.

Kjo teori vërtetohet tek tre galaktika të reja të lindura kur universi ishte fëmijë, dy miliardë vjet pas Big Bang.

Zbulimi, i publikuar në “Nature”, do të ketë një impakt të madh në kuptimin e evolucionit të universit, nga shpërthimi i madh deri në ditët tona dhe mund të çojë në rishkrimin e teorive për formimin e galaktikave dhe evolucionin e tyre.

Top Channel