Kompania “Virgin” ka bërë një hap të madh në projektin për të transportuar turistë në hapësirë.
Avioni hapësinor “SpaceShipTwo” ka kryer me sukses një tjetër test rreth 45 mijë këmbë mbi shkretëtirën e Mojaves në Kaliforni. Avioni i manjatit Richard Branson u drejtua nga dy pilotë dhe u ul me sukses në zonën e paracaktuar.
Fluturimi zgjati 25 minuta, ndërsa në të ardhmen, në bord mund të ankorohen 7 turistë, por para kësaj, anija kozmike duhet të kalojë edhe disa teste shumë të rëndësishme. Deri tani, “SpaceShipTwo” është shoqëruar në daljet e saj nga një anije “nënë” edhe pse cdo gjë ka shkuar pa asnjë problem.
“Ishte një hap i madh përpara. E dimë se anija mund të fluturojë pa asnjë problem. Shumë partnerë janë të interesuar për këtë projekt”, theksoi Branson.
Top Channel