Balena “maratoniste” bën 9800 kilometra

13/10/2010 14:20

Balenat zakonisht përshkojnë distanca të mëdha detare në kërkim të ushqimit dhe të një vendi të përshtatshëm për të sjellë në jetë këlyshët e tyre.

“Megaptera novaeangliae” është një nga këto balena, por një rast i vecantë ka cuditur biologët, pasi një ekzemplar ka kryer dyfishin e distancës që përshkojnë zakonisht këto balena për arsye që ende nuk dihen.

Sipas revistës “Biology Letters”, femra e rritur është fotografuar për herë të parë në Brazil, por disa kohë më vonë është parë edhe në Madagaskar, duke përshkuar një distancë prej 9800 kilometrash.

Studiuesit mendojnë se rrugëtimi i gjatë ka vetëm një arsye, ushqimin. Parashikohet që balena të skojë deri në Antarktidë dhe më pas në oqeanin Indian.

Top Channel