Truri nuk e lidh seksin me paranë

12/10/2010 17:10

Seksi dhe paratë nuk kanë asnjë lidhje mes tyre, të paktën në trurin e njeriut.

Të dyja kënaqësitë janë lokalizuar në zona të ndryshme të trurit. Këtë e bëjnë të ditur shkencëtarët e Institutit të Lionit në një studim të publikuar në “The Journal of Neuroscience”.

Zona e seksit ndodhet në anën e pasme të trurit, një pjesë antike e historisë së evolucionit dhe që njerëzit e zakonshëm e kanë të përbashkët me shumë gjitarë të tjerë. Zona e parave gjendet në pjesën e përparme dhe është më e vonët.

Top Channel