Qentë bëhen pesimistë kur lihen vetëm

12/10/2010 16:50

Edhe qentë kanë ndjenja, madje ata bëhen me ankth kur lihen vetëm për një kohë të gjatë, duke pasur një vizion “pesimist” për botën.

Këtë e kanë zbuluar kërkuesit e Universitetit të Bristolit. “Të gjithë kemi tendencën të besojmë se kafshët shfaqin të njëjtat ndjenja si ne kur bëhet fjalë për shoqëri. Prandaj mund të eksperimentojmë zbulimet që janë bërë tek njeriu për të vëzhguar kafshët”, shprehet Mike Mendl.

Sipas tij, një qen që e shikon gotën gjysmë plot ka më pak mundësi të bëhet i ankthshëm në krahasim me rastin kur ai lihet vetëm dhe rrethohet nga natyra “pesimiste. Këtë ata e tregojnë me gjeste të ndryshme si psh; shkatërrojnë shtëpinë, ndotin ambientin, etj.

“Shumë qen braktisen për shkak të sjelljes së tyre gjatë mungesës së pronarëve. Njerëzit nuk mendojnë se edhe kafshët kanë nevojë për ndihmë që të kalojnë momentet e keqija”, shton një prej studiuesve.

Top Channel