Kinë, luan në piano me këmbë

12/10/2010 11:05

Liu Wei, 23 vjec është një i ri pa duar, por arrin të luajë piano në mënyrë të shkëlqyer me anë të këmbëve.

I riu ka arritur të fitojë cmimin e parë në edicionin e parë të “China’s Got Talent” falë përformancës së mrekullueshme të këngës “You are beautiful”. Djali i ka humbur krahët në moshën 10-vjecare, pasi takoi me një kavo të tensionit të lartë, ndërsa luante kukafshehti.

Në finale 23-vjecari fitoi ndaj një fëmijë-aktor komik 7 vjec. Liu, ekzbicioni i të cilit është super i klikuar në web është krahasuar me këngëtaren skoceze Susan Boyle, që u bë fenomen botëror falë pjesëmarrjes në “Britain’s Got Talent”.

Pianisti ka mallëngjyer jurinë e formatit kinez të talent-show-t më të njohur në botë, por edhe publikun.

Liu, vec të tjerave ka treguar edhe sens humori pavarësisht gjendjes së tij: “Të paktën kam dy këmbë perfekte”, ka thënë ai pas performancës në skenë.

Top Channel