Itali, bëhet nënë në moshën 54-vjecare

12/10/2010 11:05

Një grua në Itali ka lindur një fëmijë në moshën 54-vjecare. Po, është e vërtetë që në botë njihen raste nënash më të vjetra në moshë, por sipas mjekëve edhe sjellja në jetë e një fëmije 54 vjec përbën një rast shumë të rrallë.

Sipas tyre, vetëm dy embrione në 1 milionë arrijnë që të dalin në dritë shëndosh e mirë pasi kanë qëndruar 9 muaj në barkun e nënës.

Megjithatë mjekët thonë se shkenca ka përparuar, kirurgjia është përmirësuar falë teknologjisë dhe lindjet e këtyre llojeve nuk janë një problem.

Top Channel