Test për kohëzgjatjen e dashurisë

11/10/2010 14:10

Shtatë vjet më parë, Beigbeder Frederic tronditi themelet e shoqërisë me librin ”Dashuria zgjat tre vjet”.

Në këtë libër, shkrimtari francez publikoi të dhëna statistikore, biokimike dhe eksperiencën personale, duke dhënë një datë skadence për dashurinë. Por ndryshe mendojnë kërkuesit e Universitetit të Rochester, sipas të cilëve, dashuria nuk ka një datë skadence.

Studimi i profesorit Rogge nis nga mosmarrëveshjet që lindin nga një prej anëtarëve të ciftit, të cilat pasohen nga dyshimet. Këto faktorë janë të dhëna të qarta që cojnë në fundin e paevitueshëm të një lidhjeje. Testi ka komponentë të ndryshëm duke u nxjerrë cifteve përgjigje që i kanë të fshehura në subkoshiencë, të cilat tregojnë se dicka nuk shkon.

“Vështirësia kryesore në një cift është se marrëdhënia presupozon se të dy pjesëtarët e ciftit janë të lumtur por nuk është përherë kështu. Shumë persona nuk e pranojnë se fillojnë të ndihen jo shumë mirë në marrëdhënie”, thekson profesori. Studimi zgjati 12 muaj dhe ka përfshirë 222 vullnetarë të dashuruar. “Testi jonë arriti të zbërthejë gjendjen shpirtërore”, shton Rogge.

Top Channel