Google prezanton makinën pa shofer

11/10/2010 09:20

E kishin imagjinuar kineastët Stephen King e John Carpenter, por Google e bën realitet.

Kolosi amerikan i botës virtuale ka hedhur në treg makinën që nuk ka nevojë për shofer dhe deri tani makina pa emër ka arritur të përshkojë 140 milje në rrugët e Kalifornisë.

Falë një sistemi të integruar videokamerash, sensorësh dhe radarësh, makina kontrollohet nga një kompjuter qëndror. Sipas “New York Times”, shoferi mund ta marrë kontrollin në cdo moment.

Departamenti i Motorizimit në këtë shtet i ka ndezur dritën jeshile qarkullimit të makines në rrugë. Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për një revolucion të vërtetë, cka tregon edhe në herë afrimin e madh te njeriut me internetin.

Projekti është zhvilluar nga inxhinieri 43 vjecar Sebastian Thrun, ndërsa shitja për njerëzit e thjeshtë mund të nisë vetëm pas 8 vjetësh.

Top Channel