Filadelfia, vrapon nudo para Obama-s

11/10/2010 21:05

Një person është zhveshur nudo dje në Filadelfia, gjatë një ceremonie të presidentit Obama, me shpresën për të fituar 1 milion dollarë.

Miliarderi Alki David, pronar i faqes së internetit battlecam.com, i premtoi atij një milion dollarë nëse do të vraponte nudo përpara shikimit të presidentit me “battlecom” të shkruar në gjoks.

Juan James Rodriguez, 24 vjec, e bëri këtë gjë dhe u arrestua. Tani mbetet të shihet nëse miliarderi do të mbajë premtimin e dhënë.

Top Channel