Duhani, edhe një thithje dëmton ADN-në

11/10/2010 09:30

Duhani është i dëmshëm dhe këtë tashmë e dinë të gjithë, por shumë pak vetë e dinë se edhe ata njerëz që e konsumojnë shumë pak, dëmtohen si ata që e pijnë rregullisht.

Edhe një thithje e vetme të krijon dëme të pariparueshme në ADN dhe në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes. Në këtë përfundim ka arritur një grup pune i përbërë nga kërkuesit amerikanë të Cornell University. Ata kanë studiuar 21 njerëz mes të cilëve, konsumatorë të rregullt dhe jo të rregullt të duhanit.

“Pasojat gjenetike janë më të theksuara tek ata që e pijnë rregullisht, por kjo nuk do të thotë se ata që e përdorin rrallë, nuk dëmtohen”, thuhet në studim.   

Top Channel