Caine, eutanazi babait të sëmurë me kancer

11/10/2010 10:00

Aktori i njohur britanik, Michael Caine ka bërë një rrëfim shokues pasi dekolaroi se në vitin 1955 ka dhënë urdhërin që t’i jepej fund jetës së të atit që vuante nga kanceri në mëlci.

Këtë e bën të ditur vetë Caine, i cili i shpëton procesit penal pasi vetëm në vitin 1961 vrasja e qëllimshme për njerëzit në fund të jetës, përbën një krim dhe dënohet me 14 vjet heqje lirie.

Caine, emri i vërtetë i të cilit është Maurice Joseph Micklewhite, theksoi në një intervistë për radion Classic Fm se mjekët i dhanë një dozë të madhe kundër dhimbjes, për t’i dhënë fund vuajtjeve të të atit, të cilit i kishin ngelur 3 ose 4 ditë jetë. Aktori që ka fituar dy cmime Oscar shprehet se për këtë episod nuk i ka thënë as të ëmës që ndërroi jetë në vitin 1989.  

Top Channel