10/10/10, dyndje martesash në SHBA

10/10/2010 10:40

Data e sotme për të gjithë njerëzit që besojnë në simbole, është e shenjtë pasi nuk të vjen rasti të jetosh më në datën 10/10/10.

Kjo ka bërë që shumë amerikanë të dynden në dyert e kishave për t’u kurorëzuar ne martese. Sipas të dhënave, rreth 39 mijë cifte kanë vendosr të martohen pikërisht sot kur 10-a përsëritet tre herë.

Kjo bën që në të ardhmen, askush nga bashkëshortët të mos e harrojë datën e martesës. Në Las Vegas, “Wedding Chapel” është prenotuar nga 150 cifte, ndërsa shumë qytete të tjera amerikane kanë të njëjtën dyndje.

Top Channel