Ushqimet e gatuara, më të sigurta

09/10/2010 18:30

Lajme të këqija për ata që pëlqejnë ushqimet e papërpunuara. Sipas këkuesve të fushës, ushqimi i gatuar përmban disa vitamina dhe mund të shtojnë mundësinë antioksiduese.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Institutit italian të kërkimit për ushqimet dhe Universitetit të Napolit.

“Gatimi i bën ushqimet më të sigurta. Megjithatë duhet që gatimi të bëhet në kohë të shkurtra dhe me pak ujë. Ushqimi i gatuar në zgarë ose i pjekur mund të formojë substanca toksike”, thuhet në studim.

Top Channel