Qilimat “Made in Albania” apo siç i thonë në shqip prodhim vendi, shtëpitë shqiptare mund të konsiderohen ndër më të pajisurat me këtë element.

Sixhadet dhe qilimat cilësorë, për shkak se prodhohen në vend, kanë këtu një rëndësi të madhe. Ornamentet i përkasin zakonisht tradicionales, pak a shumw dizenjot janë të njëjta, përzierje e të gjitha ngjyrave, disa mozaikë në mes dhe motivet e bordurës anësore që simbolizon shqiponjën dykrerëshe.

Për të realizuar një punë të tillë kërkon kohë dhe mundim dhe në këtë ditë sot, ka ende gra që përkrahin tradicionalen.

Kjo grua ka më shumë se 30 vjet që punon qilima në tezgjah një traditë e hershme kjo që mendohet se daton që në kohën e Skënderbeut. Ajo ka dy djem se nëse do të kishte vajze do t’ia trashëgonte ashtu siç veproi e ëma e saj me të.

“Po të dojë nusja ia mësoj asaj se unë nuk kam vajzë”, shprehet gruaja.

Të krijosh një qilim të tillë është shumë e ndërlikuar megjithë përpjekjet e zonjës që të na japë një shpjegim të thjeshtuar të gjithë proçesit.

Kjo punë kërkon durim e lodhje fizike dhe brezi i ri nuk e preferon një mundim të tillë përballë asaj që i shfaqet e gatshme, mirëpo kjo sjell dhe humbjen e këtij zanati tepër të vlefshëm për kulturën e një populli.

“Më vjen keq që kjo punë po shkon drejt falimentit pasi gocat e reja nuk e preferojnë që ta mësojnë”, thotë gruaja.

Këta qillima nuk mund të prodhohen më në seri, por vetëm me porosi.

Ngjyra më e preferuar është e kuqja, por nuk përjashtohen edhe qilimat dy ngjyrësh në dizenjo më të thjeshta dhe jo shumë të ngarkuara për syrin e njeriut, motivet e shqiponjës janë të pashmangshme në çdo model qilimi.

“Ka disa lloj figurash të shqiponjës kjo që po bëj këtu është një model shumë i vjetër”, shprehet gruaja.

Punimi i qilimave të tillë kërkon kohë dhe ata që duan të kenë një të tillë në shtëpitë e tyre duhet ta porosisin disa javë më parë.

“Një qilim me sipërfaqe 1 m2 do 7 ditë për t’u punuar”, tregon gruaja.

E teksa mbijeton në një masë të madhe në shtëpitë tradicionale shqiptare, në shtëpitë moderne qilimi i lashtë duket si i lënë pas dore. Produktet industriale po e zëvendësojnë atë dalëngadalë duke dërguar kështu drejt vdekjes së sigurt, edhe një tjetër dëshmitar okular të së kaluarës sonë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel