Anglezët qeshin pak pas moshës 52 vjec

08/10/2010 13:45

Anglezët po bëhen një popull i vrazhdë dhe antipatik pasi në moshën 52 vjecare preken nga sindroma e “Victor Meldrew” dhe fillojnë të qeshin gjithmonë e më pak.

Të dhënat jepen nga “Lifetime of Laughter Scale” pas një studimi të kryer tek rreth 2 mijë britanikë. Sipas të dhënave, të rinjtë buzëqeshin të gjithë vetëm në rastet kur bëhet fjalë për të tjerët. Drejt shterimit janë edhe barsaletat e britanikëve, pasi rreth 14 % e britanikëve nuk kane thënë asnjë gjatë jetës së tyre.

“Ka një ndryshim rrënjësor të situatës pasi në moshën 52 vjecare, në krahasim me rininë, e qeshura reduktohet me dyfish”, shprehet doktoresha Lesley Harbidge në një intervistë për “Daily Mail”.

Top Channel